Basha zyrtarizon kandidaturën, ja 5 emrat e tjerë që "luftojnë" për drejtimin e PD
Kryetari ‘i ngrire’ i PD-se, Lulzim Basha ka zyrtarizuar gjate dites se sotme kandidaturen e tij per te drejtuar kete force politike ne kater vitet e ardhshme.

Lajmi behet i ditur nga burime te Panorama brenda selise blu.
Ne perfundim te afatit te vendosur nga urdhri i Edmond Spahos dhe Edi Paloks per zhvillimin e zgjedhjeve, do te jene pese kandidatet qe do te garojne per kreun e PD-se, shkruan Panorama.

I pari qe zyrtarizoi kandidaturen ishte ish kryetari i PD-se, Eduard Selami i cili deklaroi vendimin e marrë për të qenë pjesë e garës për PD, duke bere edhe procesin e regjistrimit ne gare.

Pas Selamit, një tjetër demokrat Astrit Sinanaj, anëtar i PD në qytetin e Fierit, njoftoi në faqen e tij në rrjetin social Facebook se do të garonte për PD-në. Ky ishte kandidati i trete zyrtar i regjistruar, si pjese e gares per te marre kreun e PD-se.

Kandidati i kateert zyrtar ne gare eshte Erion Piciri, i cili dje njoftoi zyrtyarisht se ka shpallur kandidaturen per kreun e PD dhe bashke me kete ka bere edhe regjistrimin.

Po dje, demokrati Astrit Patozi deklaroi zyrtarisht me nje dalje nga selia blu shpalljen e kandidatures per kreun e PD-se dhe sfidoi haptazi kryedemokratin aktual, Lulzim Basha duke i thene se eshte gati të përballet me te ne nje gare te barabarte.

Ish-nenkryetari numeroi edhe kushtet per Bashen dhe garen ne PD, duke kerkuar njehersh si domosdoshmeri shtyrjen e dates se caktuar per mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas vendimit te PD-se, zgjedhjet sipas parimit ‘nje anetar, nje vote’ do te mbahen ne 22 korrik. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori