Basha zyrtarisht kërkon Tiranën
Lulzim Basha
Partia Demokratike do të hapë sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 8 Majit. Në një ceremoni që do të zhvillohet në mesditë në Pallatin e Kongreseve demokratët në pushtet do të prezantojnë zyrtarisht kandidatin e tyre për Tiranën, ministrin e brendshëm Lulzim Basha.

Kandidimi i Bashës për kryeqytetin është artikuluar disa herë me nënkuptime nga vetë kryeministri Berisha.

Një ditë më parë kreu i PS Edi Rama, la të kuptohej se do të rikandidonte për një mandat të katërt në krye të Bashksië Tiranë, çka do të thotë se gara për kryeqytetin do zhvillohet mes tij dhe Bashës.
Shtuar më 22/03/2011, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori