Basha "zhyt" me akuza Ramën: Bandat e Kryeministrit kanë kërcënuar opozitën
Pëlqej
Lulzim Basha, në një deklaratë të drejtpërdrejtë në “Opininon” ka bërë një denoncim të fortë ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Ai ka zbuluar me emër dhe foto, një kriminel që sipas tij kërkohet nga Interpoli, dhe që kreu i qeverisë e ka përdorur për fushatat e tij në vitet 2017, 2015, 2013, 2011, 2009.

“Gjatë zgjedhjeve Durrim Keçi është vënë në shërbim të Edi Ramës. Le të vijë ta mohojë ai dhe shkojmë të shikojmë tabulatët. Pse është arrestuar tani?

Ai ka folur edhe për bandat dhe familjet mafioze në Shqipëri.

Basha tha se këto emra dhe familje mafioze që ka denoncuar gjatë kësaj kohe, kanë shantazhuar opozitën dhe liderin e saj.

Rama të mërkurën hedh cubat për të kërcënuar opozitën dhe të enjten lëshon Gramoz Rucin ti mbylli gojën opozitës Kjo është e rëndë.
Shtuar më 12/10/2017, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori