Emocionon edhe Nadal, Federer largohet mes lotësh nga tenisi (VIDEO)

Roger Federer e luajti aktin e fundit në Laver Cup dhe në krah kishte rivalin e tij më të madh, Rafael Nadal. Dy tenistët europianë u mposhtën nga Jack Sock dhe Frances Tiafoe.

Gjithsesi askush nuk e kishte mendjen te dueli. Ishte lamtumira e Federer dhe publiku në Londër e respektoi atë, sikurse edhe kolegët Tsitsipas, Djokovic, Berretini, Casper Ruud e Murray.

Rafael Nadal nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë ceremonisë së lamtumirës së Federer, duke treguar miqësinë me zviceranin pavarësisht rivalitet të fortë mes tyre në fushë.


Shtuar 24.09.2022 10:31