Kreu i PD-së Lulzim
Basha ka ndërruar
shtëpi. Sipas publikimeve në media, ai ka ikur nga apartamenti i tij në katin e 12-të, pranë kullave afër stadiumit "Arena Kombëtare" dhe tashmë është zhvendosur kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.
Zona në fjalë njihet për çmimet e shtrenjta dhe kushtet luksoze.
Një
shtëpi në këtë zonë kushton mesatarisht 410 mijë euro, e ndërsa për ta marrë me
qira kushton rreth 2.4 mijë euro në muaj.
Vilat në këto zonë janë kryesisht dy katëshe, me pishinë dhe në këtë zonë jetojnë diplomatë, bankierë dhe personazhe të njohura të biznesit.
Pikërisht akuza të tilla indirekte ndaj Bashës, PD nuk i ka pranuar.
Me një reagim zyrtar ata kanë sqaruar se në fakt
Basha nuk po qëndron në një
shtëpi me pishinë, por në një banesë më të vogël se ajo që
Basha ka në pronësi, pasi shtëpia e tij është dëmtuar nga tërmeti.
PD përsa i përket zonës në fjalë nuk e përmend as për po e as për jo, por thjesht i quan trillime të qeverisë.
"Ne disa media është shpërndarë një dezinformim i qëllimshëm lidhur me banesën e kryetarit të PD Lulzim
Basha. Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit
Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti
Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohesisht në një banese me
qira, që nuk ka asnjë lidhje me fotot e rreme të shpërndara nga disa portale te kontrolluara nga qeveria. Banesa me
qira e familjes se zotit
Basha jo vetem nuk ka pishine, por është më e vogël sesa banesa e tij në rindërtim. Gjithçka tjetër është trillim i sponsorizuar nga qeveria", njofton PD.
Shtuar më 29/10/2019,
ora 09:51