Basha zbulon skandalin: Edi Rama dhe Arben Ahmetaj qëndrojnë mbrapa ndërtimit të 3 incineratorëve (VIDEO)
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar ditën e sotme ndërtimin e 3 incineratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Sipas Bashës, pronarët e këtyre tre incineratorëve janë Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.

"Edi Rama dhe Arben Ahmetaj qëndrojnë mbrapa ndërtimit të 3 incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

200 milionë euro paguhen nga buxheti i shtetit për projektet kriminale të djegies së plehrave duke përdorur paratë e shqiptarëve kundër shëndetit të tyre.

Është një aferë kriminale një aferë mafioze. I bëj thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit që të filloj hetimet për këtë rast. Është faqja tjetër e medaljes së kanabizimit të Shqipërisë.
Duhet të nisën me njëherë hetimet, pasi po dëmtohet shëndeti i njerëzve", deklaroi Basha. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2017, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori