Basha zbulon misionin sekret të Taulant Ballës mbrëmë në Elbasan (VIDEO)
Kreu i PD-së Lulzim Basha i është drejtuar një moment deputetit të PS-së Taulant Balla teksa akuzonte Ramën për bashkëqeverisje me krimin.

Ndërkohë që po fliste, Balla ndërhyn duke i thënë mos iu drejto atij (Basha po drejtohej nga Xhafaj sh.r), por një moment Basha ndërpret fjalimin duke i thënë Ballës se të drejtohem edhe ty, shkruan Albeu.com.

"Të jesh me fat që nuk të drejtohem ty sepse ke qenë me mision në Elbasan para dy netësh dhe dihet kë ke takuar"., - tha Basha duke lënë të kuptohet se Balla ishte përfshirë në përplasjen e policisë me personat që goditën makinat e tyre disa netë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2017, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori