Basha zbulon këshillat që i ka dhënë Ramës: Po po, tunde kokën e mbante shënime
"Po po thoshte tunde kokën, bënte sikur mbante shënime. Ose vizatonte nuk e di, por nuk i mori. I kam thënë merri këto masa..."

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zbuloi këshillat që i ka dhënë kryeministrit Edi Rama.

Në "LOG" Me Endri Xhafon, Basha tha se gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare disa muaj më parë i ka thënë kryeministrit të marrë masat e propozuara nga opozita për përballimin e pandemisë, duke ia dhënë këtij të fundit meritat nëse do t’i vinte në zbatim.

Kreu i demokratëve theksoi se nëse Rama do të kishte marrë këto masa nuk do të ishte e nevojshme mbyllja totale.

"I kam thënë më mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, po po thoshte tunde kokën, bënte sikur mbante shënime. Ose vizatonte nuk e di, por nuk i mori. I kam thënë merri këto masa.

Por ja kam thënë janë aty, janë aty se ka qenë në zoom, i ka presidenti i Republikës të gjitha shpresoj. I ka në procesverbal.

I kam thënë merri këto masa, merri se nuk kam ardhur të bëj politikë unë sot, nuk kam ardhur sot të përballem me ty politikisht dhe nëse ty të dhemb që unë e kam bërë planin publik para se të ta dorëzoja ty e para e punës opozita nuk është këshilltar i qeverisë, por në qoftë se plani është korrekt plani është i mirë merre zbatoje se të premtoj që nuk do dal që të marr meritat unë. Merri ti meritat, shpëto jetë njerëzish, shpëto ekonominë e shqiptarëve.

Ne sot nuk dimë asgjë, na mbahen të fshehta. Ne nuk e dimë sa shtretër për të sëmurët ka. Pa i ditur këto të dhëna ti je në pozitat e errësirës për të marrë vendimet e duhura.

I ka dalë pandemia për duarsh dhe nuk i bëhet vonë. Detyra jonë është që ta fusim nën kontroll. Ne nuk jemi më mirë, por fshehim shifrat", tha Basha.
Shtuar më 30/11/2020, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori