Basha "zbërthen" biznesin e Ramës dhe Veliajt: Të fusin plumbin po nuk u bëre punën
Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se ata që tdrejtojnë vendin janë peng i oligarkëve, ndërsa përmdnei edhe emra të disa biznesmenëvëe që sipas tij kanë nën kontroll Ramën.

Basha tha se Janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin.

“Këta që na drejtojnë janë pengje të oligarkëve, janë pengje të krimit, janë pengje të kapareve dhe pazareve të pista. E mbani mend projektin “Fusha”? Ai ndërthur 3 elemente: Një kompani kliente të bashkisë dhe qeverisë, një ish-prokuror të Tiranës që mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, Petrit Fushën, dhe një klan mafioz droge, Sulejman Fushën në Spanjë. Këta janë partnerët e Edi Ramës dhe të Erjon Veliajt. Këta janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin. Kjo është Shqipëria sot, ky është kryeministri dhe kryetari i bashkisë. Është një qeveri , një kryeministër dhe një kryetar bashkie në duart e krimit dhe të mafias dhe s’ka si të jetë ndryshe.

Marrëdhënia me botën e nëndheshme është e tillë, nuk mund të rrinë të dy me një karrige. Ose do të kesh vlera morale dhe do të udhëheqësh me vlera morale dhe padyshim mund të bësh dhe gabime në qeverisje dhe qytetarët do të vlerësojnë për të mirat, do të gjykojnë për gabimet, prandaj duhet të kemi proces normal zgjedhor. Po në qoftë se bën aleancën me krimin, atëherë krimi do të udhëheqë, krimit do ti shërbesh, peng i krimit do të jesh. Dhe kjo është situata ku kemi ardhur, kjo është beteja që kemi nisur. Prandaj çdo sakrificë ia ka vlejtur, edhe sakrifica e daljes nga parlamenti i krimit, se tani ka një zgjim të madh, ka një bashkim të madh dhe unë do të doja shumë që prej këtej e tutje mos të merremi më me këtë kufomë politike, por bashkë me shqiptarët të ravizojmë rrugën përpara”

Pyetje: Si zoti Basha?

Lulzim Basha: Si të duan që të mos ketë një Ramë tjetër, një Veliaj tjetër, mos të ketë më një përqëndrim dhe një kapje të pushteteve që u shërben 5 vetave, që shteti të punojë për 5 veta, si tenderat i marrin 5 veta, që naftën dhe minierat ti marrin 5 veta, dhe e gjithë pjesa tjetër e shqiptarëve të jenë skllevër të tyre, që të bëjnë ligje speciale në parlament për ta, që të ndryshohen taksa, divident e tarifa vetëm për ta. E gjithë Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët të jenë skllevër të tyre.

Dhe skllavërimi nis tek vota. Po t’u skllavërua vota, prit të skllavërohet gjithçka, skllavërohen dhe fëmijët dhe nuk ke zgjidhje pasta.

Ose pranon skllavërimin dhe dhunimin siç u dhunuan fëmijët e shqiptarëve dje dhe pardje ose ikin e largohen. Nuk ka pse të jetë kështu, ky është një vend i bekuar, është një vend me mundësi të jashtëzakonshme, është një vend me njerëz të jashtëzakonshëm.

Duhet të bëjmë një gjë dhe vetëm një gjë: duhet të gjejmë brenda shpirtit gjithë shqiptarët kurajon për të qëndruar siç qëndroi Aleanca për Teatrin 27 muaj, siç ka qëndruar dhe do të qëndrojë opozita në krah të tyre.”, tha Basha
Shtuar më 19/05/2020, ora 23:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori