Basha viziton familjen e 25-vjeçarit që u vra nga oficeri i "Shqiponjave"
Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar familjen e viktimës Klodjan Rasha, i cili u vra mbrëmjen e djeshme nga një efektiv i RENEA.

Basha ka ngushëlluar familjen e të riut, që pas kësaj tragjedie po kalon momente të vështira.

Gjate ngushëllimit në familjen Rasha, mësohet se kryetari demokrat e ka dënuar ashpër vrasjen e të riut, duke kërkuar “vënien para përgjegjësisë jo vetëm të atyre që kanë qëlluar mbi të, por mbi të gjithë strukturën drejtuese të policisë dhe kryeministrit, që arrogancën dhe brutalitetin e tij e ka injektuar në çdo hallkë të zinxhirit shtetëror”.

Basha i ka shprehur ngushëllimet e thella familjes Rasha për humbjen e pazëvendësueshme të djalit të tyre.
Shtuar më 08/12/2020, ora 20:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori