Kryedemokrati Lulzim Basha, ka vijuar replikat me kryeministrin Rama në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend.
Kryedemokrati theksoi se mijëra
familje në vend po vuajnë nga përmbytjet,
ngrica,
pandemia dhe kriza ekonomike, ndërkohë që ‘Tirja e qeverisë’, duke iu referuar kryeministrit Rama, gjen kohë të gajaset në Twitter.
Postimi i plotë:
Mijëra
familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet,
ngrica,
pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 14:55