Basha uron Pashkët nga "çadra e lirisë"
Protesta e opozitës sot është në ditën e 60 dhe ashtu si çdo ditë, kryedemokrati Lulzim Basha uroi të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkë.

Basha tha çadra ku opozita po zhvillon protestën është çadra e shpresës për shqiptarët, dhe nuk do dorëzohen deri në arritjen e objektivit.

“Besimtarët e Krishtit dhe të zotit e dinë se kjo ditë përfaqëson ringjalljes e shpresës. Në këtë çadër tash e 60 ditë është ditë Pashkësh, pasi këtu ngjallet dhe rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë. Kjo është një kauzë e madhe për të cilën e jemi të bashkuar të qëndrojmë deri në fitoren e qytetarëve.

Atij që dhe ditën e Pashkës i fryn ‘tam tameve’ të luftues i them se paqja do zbresë në zemrën e çdo shqiptari.

Se përmes paqes, bashkimit dhe vendosmërisë e mira do të pushtojë zemrat, familjet, sheshet e qyteteve dhe fshatrave dhe gjithë vendin tonë. Gëzuar pashkën, zoti e bekoftë Shqipërinë”- tha Basha./Albeu.com/

Shtuar më 16/04/2017, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori