Basha uron muslimanët për Ramazanin: Agjërim të lehtë,të mbarë dhe të pranuar
Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Basha uron myslimanët për një agjërim të mbarë dhe të lehtë në mënyrë që sakrifica e tyre të shndërrohet në një bekim hyjnorë jo vetëm për agjëruesit por edhe për mbarë kombin.

Statusi:

Në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të dashur vëllezër dhe motra, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, të shpresës dhe të ngadhnjimit! Lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar!
Zoti e bekoftë Shqipërinë! /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2019, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori