Basha udhëton drejt Vjenës pas djegieve të mandateve
Sot zyrtarisht deputetët e opozitës kanë dorëzuar mandatet parlamentare dhe kanë vijuar me protestën duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri tranzitore, shkruan Albeu.com

Por jo të gjithë deputetët e opozitës kanë dorëzuar mandatin. Disa prej tyre e kanë parë jo të drejtë diçka të tillë ndërsa mësohet se Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka ndodhen aktualisht jashtë vendit në Vjenë.

Ditën e nesërme Lulzim Basha do të udhëtojë për në Vjenë, pasi do të zhvillojë një takim me asamblenë parlamentare të OSBE-së dhe më pas do të kthehet bashkë me Fatmir Mediun dhe Nard Ndokën. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori