Kreu i Partisë Demokratike Lulzim
Basha ka akuzuar qeverinë se paratë e tërmetit që mori nga Konferenca e Donatorëve nuk i ka çuar në shërbim të qytetarëve.
Po ashtu kreu i PD-së është përgjigjur edhe për akzuat për vilat në pronësi të tij, ku tha se kontratën e tij të qerasë e ka edhe kryeministri
Rama, ndërsa shtoi se në politikë nuk ka hyrë i
varfër.
“Që ditën e parë që kam hyrë në politikë, çdo qindarkë e imja është transparente. Unë nuk kam hyrë i
varfër në politikë.
Nuk kam asnjë vilë, jetoj me qira dhe Edi
Rama e ka kontratën e qirasë tek tatimet.
Unë jam politikan me rekorde publike. Punët që kam bërë kanë gjurmë”, u shpreh kryedemokrati
Shtuar më 26/11/2020,
ora 22:47