EMRI/ 40-vjeçari u fut për t’u larë në liqenin e Prespës së Madhe, shokët e nxorën të pajetë

Foto ilustruese

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë ku një 40-vjeçar u mbyt në ujërat e Liqenit të Prespës së Madhe.

Sipas burimeve, Fredi Ceno 40-vjeç nga fshati Bitinckë i Bashkisë së Devollit, së bashku me tre persona të tjerë ka shkuar për të peshkuar me grepa në bregun e liqenit te Prespes në fshatin Gollomboç.

Në një moment, 40 vjeçari ka lënë peshkimin dhe ka hyrë për tu larë i vetëm në ujërat e këtij liqeni.

Shokët e tij e kane parë që 40-vjecari nuk dinte not mire dhe kanë hyrë për ta shpëtuar por duket që ka qenë vonë.

Ata e kanë nxjerrë në breg por pa shenja jete./albeu.com/