Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Basha: Tu vëmë prangat gjithë hajdutëve dhe banditëve
Ndërkohë që në Shkodër simpatizantët e Partisë Dekokratike protestojnë, kreu i selisë blu tregon ka ndarë në Facebok një shkrim ku bën thirje për largimin e Ramës.

Basha shkruan se kjo betejë nuk pranon dhunën, hajdutërinë apo krimin e Edi Ramës. Sipas tij, qëllimi i vetëm është të nxiren jashtë të gjithë banditët e hajdutët të cilët janë nëpër institucione, parlament apo bashki.

"Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve.", shkruan ndër të tjerash Basha.
Postimi i plotë
Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t'i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk
Shtuar më 19/08/2019, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori