Basha tregon të vërtetën e tmerrshme pse Xhisela mohoi përdhunimin
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur tronditës faktin që Xhisiela Maloku, vajza që u dhunua nga djali i deputetit socialsit, sipas kryedemokratit është detyruar të mohojë të dhunën dhe përdhunimin ndaj saj.

Sipas Bashës është tronditëse të shohësh një të mbijetuar të përdhunimit dhe të dhunës, të mohojë përdhunimin dhe torturën, për të mbetur gjallë!

“Xhiseila e di shumë mirë se çfarë kriminelësh gjakftohtë dhe të pamëshirshëm janë ata, ai që e përdhunoi dhe ata që e mbrojnë përdhunuesin, ndaj ajo bëri sot atë që bën çdo njeri i tmerruar që kërkon të mbijetojë: mbrojti veten dhe familjen e saj.

Rrahman Rrahja është pjesë e një prej bandave kriminale që sundojnë dhe terrorizojnë Shqipërinë. Sot në Shqipëri nuk ka më as polici, as prokurori, as drejtësi dhe as parlament.

Parlamenti dhe drejtësia kanë rënë, dhe në vend të tyre sundon banda e Ramës, Rrahjave, Habilajve, Bajrëve, Shullazëve me shokë”, shkruan Basha.


Shtuar më 02/10/2018, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori