Basha tregon rrugën që Rama ka ndjekur për të ndryshuar kufirin e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

Lulzim Basha në emisionin open akuzoi se kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në bashkëpunim me presidentin serb Aleksander Vuçiç, janë të përfshirë totalisht në këtë plan që do të sillte destabilizimin e rajonit.

“Edi Rama është i përfshirë plotësisht në planin ogurzi të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Së bashku me presidentin serb Vuçiç, Rama ka përdorur lobingjet për të çuar përpara këtë projekt, që do të destabilizonte rajonin e Ballkanit. Gjithsesi tashmë ndërkombëtarët i thanë jo kësaj ideje ogurzezë dhe ne duhet të shikojmë përpara”, deklaroi Basha.
Shtuar më 25/09/2018, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori