Basha tregon publikisht emrin e biznesmenit që do ndërtojë pallate në Unazën e re
Pëlqej
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë publikisht emrin e biznesmenit që sipas tij do ndërtojë pallate tek Unaza e re.

Pas një takimi me banorët që kanë 45 ditë që protestojnë kundër këtij projekti, që sipas tyre është korruptiv, Basha tregoi dhe emrin e biznesmenit i cili sipas tij do të ndërtojë pallate tek Unaza e re.

"Këto do prisheshin që të ndërtojë pallate një person për të pastruar parat e drogës. Ai që do të ndërtojë këtu është Edmond Bego. Nesër PD me dokumente do të tregojë se si Rama dhe Veliaj ndryshuar planin urbanistik për t’i dhënë një personi i dënuar me 21 burg lejet për të ndërtuar pallate ku do prishen shtëpitë”.

“Nuk janë mjaftuar vetëm me një tender korruptiv 40mmln euro për 2 km rruge pa gare, s’janë mjaftuar me postimin e parave te një kompanie fantazmë, por për të çuar ne fund planin e tyre kanë dashur të prishin shtëpitë e banorëve”, tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2018, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori