Basha tregon nga Uashingtoni a do të marrë pjesë PD në zgjedhje (VIDEO)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një intervisatë për “Zëri i Amerikës” është shprehur se ndodhet në SHBA me ftesë të krerëve të Partisë Republikane.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se zgjedhje me Ramen kryeministër nuk ka.

Ai tha se PD-ja nuk do te lejoje qe te ketë zgjedhje fasade.
I pyetur në studion e VOA-s nëse PD-ja do marrë pjesë në zgjedhjet e Bashkisë së Kavajës, Basha është shprehur se vendimi është marrë në datën 18 shkurt.

“Qëndrimi i PD dhe opozitës është shprehur. PD, opozita dhe shumica e qytetarëve e kanë marrë vendimin që në datën 18 shkurt.

"Kam marrë mbështetje nga të gjithë bashkëbiseduesit, për kauzën e lirë të zgjedhjeve të drejta dhe të ndershme”, është shprehur Basha.
Dhe të huajt tani shohin me tronditje të madhe se si në qeverisjen e Ramës Shqipëria është kthyer në furnizuese të drogës, si procesi demokrat është asgjësuar nga kriminelët që sot bëjnë ligjin në shtetin shqiptar dhe brenda PS-së”, – tha kreu i Partisë Demokratike.
Shtuar më 24/03/2017, ora 18:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori