Basha tregon mënyrën e vetme si vendi mund të ketë zgjedhje
Për kreun e Partisë Demokratike, në gjendjen ku ka përfunduar vendi, Shqipëria rrezikon gjithçka, dhe argumenton se një qeveri e re dhe e ndershme do të jetë në gjendje të hapë menjëherë negociatat me BE-në. Do të jetë në gjendje të tërheqë investime të huaja.

Basha thekson se që Shqipëria të ketë një qeveri të tillë, duhet që të ketë zgjedhje të lira. “Zgjedhjet e manipuluara, zgjedhjet e fituara me kriminelë sjellin qeveri kriminale si kjo e Edi Ramës”.

“Ka vetëm një mënyrë se si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme: Daljen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur zgjedhjet – politikanë, zyrtarë, dhe kriminelë. Që të ndodhë kjo, duhet që Edi Rama të largohet nga kryeministër. Këto dy kushte janë të panegociueshme për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Pa u plotësuar ato, ne nuk do t’i rikthehemi asnjë procesi politik”, deklaroi Lulzim Basha gjatë një deklarate për shtyp nga selia e PD-së.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Në gjendjen ku kemi përfunduar, Shqipëria rrezikon gjithçka. Shqipëria ka nevojë për siguri, për shtet ligjor dhe për mirëqeverisje. Shqipëria ka nevojë të bëhet pjesë e Europës sa më parë.

Nuk ka asnjë pikë dyshimi se një qeveri e re, një qeveri e ndershme do të jetë në gjendje të hapë menjëherë negociatat me BE-në. Do të jetë në gjendje të tërheqë investime të huaja. Do të jetë në gjendje të krijojë mudnësi pune dhe siëprmarrjeje. Një qeveri e re do të jetë në gjendje të luftojë krimin e organzuar dhe të çlirojë ekonominë e politikën nga krimi.

Por që Shqipëria të ketë një qeveri të tillë, duhet që të ketë zgjedhje të lira. Zgjedhjet e manipuluara, zgjedhjet e fituara me kriminelë sjellin qeveri kriminale si kjo e Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë se si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme:

Daljen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur zgjedhjet – politikanë, zyrtarë, dhe kriminelë. Që të ndodhë kjo, duhet që Edi Rama të largohet nga kryeministër. Këto dy kushte janë të panegociueshme për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Pa u plotësuar ato, ne nuk do t’i rikthehemi asnjë procesi politik. Pa ndëshkueshmërinë e së keqes, e keqja vetëm do të përsëritet.

Edi Rama do të përpiqet me çdo kusht t’i shmangë këto dy zhvillime, por nuk ka për t’ia dalë. Ne do t’i arrijmë këto dy objektiva të rëndësishme pa asnjë kompromis. Ne shpresojmë që ato do të arrihen pa kosto shoqërore.

Sa i përket 30 qershorit, plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë.Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo në parlament. Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo të menaxhojnë fushata elektorale. Ka ardhur koha që pas 21 vjetësh, vjedhjesh, krimesh dhe shkatërrimesh, njeru që futi krimin në politikë të dalë para drejtësisë

Së bashku me largimin e tij, do të mbyllet kapitulli i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe Shqipëria do t’u rikthehet vlerave europiane. Këtë ua premtoj të gjithë shqiptarëve në emër të së ardhmes së fëmijvë tanë!

Sa i përket 30 qershorit, plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë. Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë në mbrojtje të demokracisë për të mos lejuar farsën elektorale dhe krimin kushtetues të regjimit autokratiko-kriminal. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit të Edi Ramës. Ju ftoj të jemi të vendosur dhe të bashkuar në këtë betejë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për Shqipërinë si gjithë Europa, për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.
Shtuar më 24/06/2019, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori