Basha tregon ku ndodhet i arrestuar Sait Dollapi
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka dhënë detaje nga arrestimi i Sait Dollapit. Ai ka thënë se ndodhet në Drejtorinë e Policisë të Tiranës dhe protestuesit i ka drejtuar për të kërkuar lirimin e tij.

Policia ka shoqëruar Sait Dollapin, ish-kreun e CEZ i cili ishte i pranishëm në protestën e sotme të opozitës.

Mësohet se Dollapi është goditur edhe me shkopinj dhe tashmë është marrë nga policia.
Shtuar më 11/05/2019, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori