Basha tregon emrin e kryebashkiakut të PS-së të përfshirë në trafik droge
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kryedemokrati Lulzim Basha nga çadra para kryeministrisë ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Basha hodhi akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini se është i përfshirë në trafik droge.

Teksa mbante fjalën para protestuesve në cadren e lirisë, Basha tha se pas kamionit me drogë drejt Italisë fshihet kryebashkiaku socialist i Elbasanit.

“Dje 8 tonë drogë u kapën në ngarjesën e cdoganuar nga Qazim Sejdini, kryetari i bashkisë së Elbasanit që gjithë elbasani e di se e mbajti pushtetin me ndihmën e bandve më të rrezikshme në Shqipëri dhe Britani të Madhe, që u filmua duke kërcënuar gazetarët dhe sot është dokumentuar si njeriu që operon me te ashtuyquajtur agjenci doganore një rrjet të trafikut të drogës, kurorë e rilindijes së kriminalizuar të Ramës”- tha Basha.

Nisur nga alarmi i droges ne vend, Basha tha se kjo eshte tjeter arsye shume e forte pse nuk mund te kete zgjedhje me Ramen kryeminister.

“Fakte të tilla ka përditë. Droga është jo vetëm përgjegjësi politike por është projekti politik i tij. Si shpjegohet që as ministri i drogës që hoqi apo tjetrin që vuri nuk zbarojnë procedurat e sekuestrimit të drogës 2.5 milionë rrënje të shkatërruara.

Ku janë procesverbalet? Kjo është industria shtetërore e drogës. Ja tha edhe Prokurori i Përgjithshëm. Prokurorët nuk marrin pjese në asgjësimin e drogës, si e kërkon ligji. Ai nuk e asgjëson, por e shet drogën sepse ajo ka vetëm një pronar: Edi Ramen”, tha Basha. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2017, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.