Basha tregon ç'do ndodhë me Ramën po nuk zbatoi planin me 5 pika
Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama do mbajë përgjegjësi penale nëse nuk zbaton planin e Partisë Demokratike me 5 pika.

Basha u shpreh sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se Edi Ramën nuk e shpëton dot asgjë nga përgjegjësia që do mbajë, në rast se vazhdon të mos dëgjojë zërin e qytetarëve.

Ai shtoi se demokratët nuk i “ha meraku për Edi Ramën” por sipas tij për qytetarët që janë lënë pasdore nga qeveria.

“Asgjë nuk mund ta justifikojë apo shpëtoje Edi Ramën nga përgjegjësia që ka këto ditë dhe këto javë nga keqmanxhimi i krizës, për mos mbajtjen e premtimeve dhe për tendera sekret që zhvilloi për të vjedhur paratë. Familjet e prekura nga tërmeti vazhdojnë të jenë në çadër. Edi Ramën nuk e shpëton asgjë nga përgjegjësia edhe pse jemi në kohë krize, paratë e shqiptarëve i çon te një grup oligarkësh.

Ne kushtet ku ndodhet para një krimi të përsëritur, i kemi vënë dhe me parë një plan, i parashtrojmë një plan me 5 pika për qytetarët se s’na ha meraku për të, ai e ka detyrë ta zbatojë.

Në kushtet e neglizhencës dhe shpërfilljes dhe mos dëgjimit të zërit të njerëzve, nënave të dëshpëruara. Ju siguroj që përgjegjësia s’do jetë vetëm përgjegjësi politike, por do jetë dhe përgjegjësi penale. Këtë ua siguroj”, u shpreh ai.
Shtuar më 12/10/2020, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori