E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Basha thotë se SPAK-u është shpikja më tinzare e Ramës
“Ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit, pa përjashtim”.

basha ok

Me kete deklarate te forte, kreu i PD-se, Lulzim Basha ka ritheksuar sot gjate konferences per mediat mbajtur ne seline blu, se kriza ne vend do te perfundoje me politikane me pranga ne duar.

Deklarata e Bashes erdhi i pyetur nese ka frike apo jo nga SPAK-u, nderkohe qe kryeministri Rama dhe presidenti Meta, e kane dhene me heret pergjigjen e tyre, duke thene jo.

Pyetje: Z.Basha, z. Meta dhe z. Rama janë shprehur se nuk kanë frikë nga SPAK-u, ju keni frikë?

Basha: Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinëzare të Edi Ramës. Partia Demokratike ka votuar ligjin për SPAK –un dhe BKH-në, pikërisht sepse amendamentet tona u morën parasysh, ndërkohë që në 6 ligje të tjera ato nuk u morën parasysh dhe kanë çuar në kapjen totale të drejtësisë.

Ndaj e kam thënë dhe e përsëris, kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde, norma dhe parime europiane, e kam thënë dhe e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar.

Në qoftë se mbaron me pandëshkueshmëri do t’i hapë rrugën një krize tjetër. Ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit, pa përjashtim.
Shtuar më 09/08/2019, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori