Rama detyron fermerin të këndojë spanjisht (VIDEO)

I shoqëruar nga Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, kryeministri Edi Rama, në vizitën e tij në Vlorë, ka zhvilluar një takim me fermerë, duke u njohur nga afër me tregtimin e produkteve bujqësore.

“Kënaqësi të kalosh nga serat e Herbertit, i cili tashmë me mbështetjen e AZHBR do të ketë një pikë moderne grumbullimi, përpunimi dhe tregtimi të produkteve bujqësore me kushte optimale”, shprehet Rama.

Rama: Këtu mund të vazhdosh të marrësh toka me qira dhe ta zgjerosh.

Fermeri: Duhet të shkojmë me mundësitë tona të krahut të punës

Nuk kanë munguar edhe notat e humorit, ndërsa fermeri ka kënduar në ritmet e muzikës së huaj.

Rama: Prandaj rritet domatja këtu.

Fermeri: I këndojmë./albeu.com