Në një dalje për mediat,
Basha ka reaguar për sulmin e sotëm duke bërë me dije se studentët e shoqëruar në
polici janë arrestuar e keqtrajtuar nga policia.
Në fjalën e tij, ai nënvizoi se Partia Demokratike dhe ai personalisht janë në krah të studentëve e pedagogëve, kundër ligjit korruptiv e
klientelist për
arsimin e lartë.
Në vijim,
Basha sqaroi se studentët e ndaluar nuk kanë asnjë lidhje me PD. "Sipas informacioneve që ka opozita, tha ai, e vërteta është se ishte lëvizje kundër ligjit
klientelist dhe korruptiv për
arsimin e lartë, në mbështetje të studentëve".
“Ky është momenti për t’i bërë thirrje autoriteteve të rendit dhe policisë, hapni sytë për çdo abuzim me ta, pasi do të përgjigjeni një më një, nga oficerët më të lartë deri te
polici më i thjeshtë”, u shpreh
Basha. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2015,
ora 14:49