Basha thirrje nga Korça: Nesër në shesh kundër padrejtësive
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Korça bëri sot thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e ditës së nesërme. Duke folur para mbështetesve, Basha u shpreh se 20 shkurti është një ditë historike për Kombin.

"20 shkurti i 2014 thërret në sheshin Skëndërbej çdo qytetar të lirë të këtij vendi të ngrihet kundër padrejtësive që po bëhen nga qeveria Rama-Meta.
Qyetaria shqiptare që tashmë është europiane do të thotë fjalën e saj. Shqetësimin ynë pse therrasim protestën, eshtë per të sotmen dhe të ardhmen" theksoi Basha.


Ai sulmoi edhe qeverinë Rama-Meta, duke u shprehur se ajo ka marrë revanshin kundër Kushtetutës, konsensusit dhe pronës legjitime qytetare. Basha gjithashtu akuzoi qeverinë për sulm degradim të struktures shteterore.

"Sulmi ndaj administartës publike, pushimet masive, goditja e institucioneve të pavarura, sulmi i papreçedent ndaj policisë së shtetit- të gjitha këto janë deshmi se si dhe sa shpejt degradon një strukturë shteterore. Më 20 shkurt ne do ta evokojmë këtë ngjarje të madhe, historike për Kombin. Marshimi i protestës që kemi thirrur nesër ka në themel këtë ngjarje historike, por kjo do të ishte e pamjaftueshme.Ai eshte një marshim kundër paligjshmërisë, antikushtetueshmërisë, dhe t’i kujtojë dyshes Rama-Meta nuk janë sundues të këtij vendi por punonjës të tij. Nesër në shesh, jo vetem demokratët, por mijëra qytetarë që i janë përgjigjur thirrjes tonë, për t’i dhënë mashtruesve një mesazh të fortë, së mashtrimi nuk durohet, nuk gëlltitet nga njerezit e qytetëruar", deklaroi kreu i PD-së. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2014, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori