Basha, thirrje Llallës: Mos e tako Saimir Tahirin!
Kreu i Partisë Demokratike në një status në Facebook ka reaguar pas dështimit të takimit mes Prokurorit të Përgjithshëm Llalla dhe Saimir Tahirit.

Basha i ka bërë thirrje kryeprokurorit Llalla për të mos pritur në takim ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri.

Basha kërkon ndihmë Llallës për të vënë Tahirin para përgjegjësisë penale pas përgjimeve të publikuara nga mediat italiane në lidhje me Moisi Habilajn.

“Faktet dhe provat tronditëse te lidhjes se Edi Rames dhe Saimir Tahirit me mafien e drogës dhe armeve janë para syve te çdo shqiptari.

I bej thirrje Prokurorit te Përgjithshëm te mos takohet me të dyshuarin Saimir Tahiri po te veproje pa vonese për ta vene atë para përgjegjësisë penale,” shkruan Basha. /albeu.com/

Shtuar më 17/10/2017, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori