Basha thirrje Krajës për inceneratorët: Hapni gojën dhe i tregoni qytetarëve se po i vjedhin
Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka bërë sërish një konferencë LIVE për gazetarët ku i ka kërkuar sërish thirrje kreut të SPAK llogari në lidhje me inceneratorët.

"E vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat që vendos për ata që smbajnë maskë. Testimet më të ulëtat në rajon dhe europë. financimi për shëndetësinë më i ulëti në rajon. Ndoihma për bizneset që po falimentojnë është 0. Pardje ne po flisnim për aferën e inceneratorëve e denoncuam në SPAK dhe ka paguar edhe 300 milion lekë të vjetra inceneratorit në Elbasan.

E vetmja gjë që oshëtin sot në Shqipëri është heshtja e SPAK me vjedhjen e inceneratorëve. Kyçja e gojës nga SPaku për vjedhjen e shekullit me inceneratorët është e vetmja gjë që buçet.

Rama nuk lodhet së premtuari dhe duke i shkelur premtimet. Duhet ta harrojë ai edhe se SPAK se unë sdo ndalem, ditë për ditë do të kërkoj që SPAK të bëjë detyrën. Zoti Kraja është detyrimi juaj, zotërinj të SPAK jeni të mirëmbrojtur nga mafja dhe keni përkrahje atlantike.

Të gjitha këto masa janë marrë që të mos keni frikë dhe të mos kapeni nga mafja e politikanë të korruptuar. Realizoni qëllimin numër 1 të SPAK ti ndëshkoni politikanët dhe jo ti mbroni.

Zoti Kraja hapeni gojën dhe trehgojuni qytetarëve se po i vjedhin. Çfarë iu pengon të bëni detyrën sipas ligjit. Heshtja juaj inkurajon hajdutët. Ne nuk jemi prokurorë ndonëse kemoi juristët më të mirë në këtë parti .Për tu ardhur në ndihmë që të shkyçni gojën po iu publikoj sot edhe një fakt tjetër tronditës të kontratës së inceneratorit të Elbasanit. Fakt tronditës, konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare", tha Basha.

Shtuar më 22/10/2020, ora 13:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori