Basha: Të shtunën do të përballemi me tiraninë
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë dhe mbështetës të PD në Shkodër. Basha bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 11 majit për të larguar nga pushteti tiraninë dhe krimin.

"Me ndjenjën e thellë të optmizmit, entuziazmit dhe besimit për fitoren e lirisë. Nuk ka sallë për të mbledhur gjithë demokratët. Do t'i mbledhim në pallatin e lojërave me dorë sepse është e vetmja sallë që bën bashkë vetëm drejtuesit.

Ky është edhe rasti i parë që bjë akti i përqëndruar zhvillohet me një entuziaëm që është parathënës për ata qindra mijëra demokratë shkodranë që bëhen gati të vërshojnë të shtunën në përballje me tiraninë dhe krimin, bëhen gati të vendosin flamurin që gjithmonë ka parathënë fitore për çdo shqiptarë", u shpreh Basha.
Shtuar më 07/05/2019, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori