Basha: Të shtunën do ja kujtojmë Ramës premtimet
Ka përfunduar mbledhja e grupin parlamentar të PD-së me kryetarët e partive aleate, e cila u mbajt menjëherë pas daljes nga salla e parlamentit.

Në një komunikim me mediat pas takimit të zhvilluar, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se largimi i sotëm nga Kuvendi ishte një përgjigje civile e opozitës kundër gjuhës së urrejtjes dhe mllefit të Kryesocialsitit Rama.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka garantuar se deputetët demokratë dhe aleatët e tyre do të jenë në Parlament të shtunën për t'i kujtuar Kryesocialstit çdo përgjegjësi dhe premtim të trumbetuar gjatë fushatës. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori