Basha takon protestuesit e Fierit para Kuvendit
Pëlqej
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar protestuesit e By passit të Fierit, përpara parlamentit, ku ka dhënë mbështetjen e tij.


"Ne kemi protestuar disa herë, kërkojmë të gjitha të drejtat tona. Ne kemi respekt për policinë se është treguar korrekte.

Por për të zgjedhur nuk kemi asnjë respekt. Ti je i pari që ke ardhur, ne kemi respekt për ty.

Asnjë tjetër nuk na ardhur asnjë , nuk na ka dëgjuar asnjë. Unë nuk e di se kush e ka fajin ndoshta e keni dhe ju, por nuk them dot që je fajtor.

Ne duam që ti të jesh zëri jonë në parlament që të zgjidhet problemi", i ka thënë protestuesi Bashës.

"Së pari dua ti përshëndes të gjithë punëtorët, që janë mbledhur sot për herë të pestë. Dua të them se ne e njohim problemi tuaj, dhe problemi juaj vjen nga korrupsioni.

Kompania ka lënë një garanci nga firma që ka ikur, por sipas informacioneve tona lekët janë. Pagesa nuk kryhet se ka korrupsion.

Kontraktori dhe nënkontraktoi fshehin një aferë korruptive, Ju nuk merri lekët se Edi Rama dhe Damian Gjiknuri janë përfshirë në një aferë dhe ne do bëjmë çdo gjë që kjo të hetohet.

Janë dhjetëra telefonata në zyrën e Ramës që fshejnë një aferë korruptive, mes tij dhe kontraktorëve"- deklaroi Basha. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori