Basha takon përfaqësuesit e BB: Duhet transparencë për ekonominë
Pëlqej
Gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Botërore, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu sot shqetësimet e opozitës mbi arbitraritetin e qeverisë dhe përkeqësimin e treguesve të ekonomisë.

Sipas Bashës veprime antiligjore nga ana e qeverisë, si prishja e kontratave dhe koncesioneve, prishja e ndërtimeve me leje, mosrespektimi i vendimeve të gjykatave, kanë thelluar pasigurinë ligjore dhe përkeqësuar gjendjen në të gjithë sektorët e ekonomisë

Kreu i PD-së shtroi edhe rëndësinë e transparencës duke shprehur shqetësimin për manipulimin e statistikave nga që publikohen.

“Ju inkurajojmë maksimalisht që t’i tregoni shqiptarëve gjithnjë të vërtetën, sfidat dhe rreziqet me të cilat ata përballen”,-theksoi Basha. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori