Basha takon Nishanin: Pavarësia e BSH, e rëndësishme
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha u takua këtë të hënë me Presidentin e Republikës, z.Bujar Nishani, në kuadrin e konsultave për zhvillimet në Bankën e Shqipërisë.Gjatë takimit, zoti Basha vlerësoi rolin e Presidentit në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend.

"Kryetari i Partisë Demokratike theksoi qëndrimin e opozitës se garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, dhe qëndrueshmëria e politikës monetare, janë të një rëndësie jetike për ekonominë e vendit dhe të qytetarëve." thuhet ne deklaraten e selise blu.

Një ditë më parë, presidenti Nishani u takua edhe me kryeministrin Edi Rama. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2014, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori