Basha takon ish-deputetët, kur pritet të jetë protesta e radhës
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme kryesinë dhe ish-deputetët në selinë blu.

Nga mbledhja me dyer të mbyllura, mësohet se ende nuk është përcaktuar një datë e re për protestën e opozitës, por ka kërkuar angazhim të strukturave për vijimësinë e aksionit opozitar.

Basha ka qene i prere teksa ka deklaruar serish se kriza qe ka pllakosur vendin nuk zgjidhet me pazar PS-PD.

“Kjo krize nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime”, mësohet të ketë deklaruar Basha gjatë takimeve.

Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur.

30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Rames.

Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen Rama ik, shumicen qe kerkon ndryshim ta kthejme ne nje mazhorance politike dhe qeverisese, tha Basha.
Shtuar më 12/07/2019, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori