Basha takon banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Durrësit
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vizituar mbrëmjen e sotme banorët e qytetetit të Durrësit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti që shkundi vendin pasditen e së shtunës.

Basha bisedoi me qytetarë, ku pa nga afër situatën dhe banesat e dëmtuara rëndë nga tërmeti. Kreu demokrat tha se ky tërmet ka qenë me pasoja tek banorët dhe se do të jetë gjithmonë pranë tyre.

Kujtojmë se Durrësi ishte qyteti më i prekur nga tërmetet që kanë rënë në Shqipëri, teksa më i fuqishmi ishte ai me magnitudë 5.8 ballë.
Shtuar më 23/09/2019, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori