Basha takon ambasadoren çeke
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Republikës së Çekisë Bronislava Tomasova ku u dikutua mbiotencialet që ofron Tirana për investime.


Në këtë takim Basha nënvizoi si prioritet të punës së tij zhvillimin ekonomik dhe rritjen e shanseve të punësimit. Në mënyrë të veçantë Basha u ndal në projektin e tramit ku Çekia ka një nga eksperiencat më të mëdha e të sukseshme të Europës në këtë fushë. Vetëm Praga ka mbi 934 tramvaj.
“Synojme të ndërtojmë dy linja trami në kryeqytet. Një do të shtrihet nga zona e kombinatit deri në konostudio dhe linja tjetër e tramit do të shtrihet nga terminali i ri i pasagjerëve për të vijuar përgjatë bulevardit të ri e deri tek sheshi Nënë Tereza”- tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2012, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori