Basha takohet me delegacionin e ODIHR-it
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha priti sot në një takim përfaqësuesit e misionit të ODIHR-it që po viziton Shqipërinë. Ministri Basha informoi gjerësisht përfaqësuesit e këtij misioni mbi përgatitjet e deritanishme për zgjedhjet vendore të 8 Majit 2011, si dhe me udhëzimet e drejtuara për njësitë e qeverisjes vendore për këtë qëllim.

Përfaqësuesit e misionit të ODHIR-it vlerësuan përmbushjen rekomandimeve që kanë të bëjnë me shpalljen në kohë të listës paraprake të zgjedhësve dhe me pajisjen e votuesve me dokumentat e nevojshme të identitetit.
Shtuar më 18/01/2011, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori