Basha takim me të rinjtë: Kur bashkohemi nuk ka qeveri që na mban peng
Lulzim Basha sot zhvilloi një takim me të rinjtë e njësisë numër 7 në kryeqytet ditën e sotme.

Ai u bëri thirrje të rinjve që të merrnin pjesë në protestën e paralajmëruar të 18 shkurtit.

“18 shkurti është dita e madhe për rininë dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Duhet të bëhemi bashkë për një të ardhme më të mirë,” tha Basha.

Kreu i opozitës gjatë takimit bëri edhe disa premtime në rast se fiton zgjedhjet e 18 qershorit.

“Do të financojmë të gjitha universitetet publike. Do të anulojmë ligjin e arsimit të lartë dhe do të hapim vende pune. Do të ketë stazhe të paguara për 10 mijë të rinj në vit,” premtoi Basha./albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori