Ditën e sotme po mbahet protesta pas shembjes së teatrit Kombëtar.
Forca të shumta policie po vëzhgojnë nga tarracat e institucioneve protestën e Aleancës për Teatrin e cila po zhvillohet tani në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë Ministrisë së Brendshme.
Siç vihet re dhe në foto, policët po shohin me dylbi dhe kamera protestuesit.
Në tarracat e institucioneve janë vërë re dhe snaipera.
Policë me dylbi e snaipera monitorojnë protestën nga tarracat e ministrive