Basha takim me McCain: Mik i shqiptarëve!
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me senatorin John McCain.

"Kënaqësi dhe nder i veçantë takimi i sotëm me Senatorin John McCain, një mik i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve. Heroi amerikan, që ka sakrifikuar për kauzën e lirisë, ka qenë përherë një zë i fuqishëm në krah të përpjekjeve të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim në botën euro-atlantike"- u shpreh Basha.

Senatori McCain ka zhvilluar disa takime në Tiranë, ndërsa pritet që të takojë edhe presidentin Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama./albeu.com/



Shtuar më 14/04/2017, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori