Melodia dhe teksti do ju mbesin në mendje, Sidrit Bejleri vjen me super baladën “Si nji jetë” (VIDEO)

Këngëtari Sidrit Bejleri ka publikuar projektin e ri muzikor. Kënga, me të cilën vjen në bashkëpunim me artisten Denisa Gjezo, mban titullin “Sa nji jetë”.

Është shoqëruar me videoklip dhe sapo është publikuar në Youtube. Për muzikën është kujdesur Sidrit Bejleri dhe Ervis Çaushi ndërsa për tekstin ka punuar vet Sidriti.

Kjo këngë, përmes së cilës i këndon dashurisë, vjen vetëm pak ditë nga Shën Valentini.

Balada është pritur deri më tani shumë mirë nga adhuruesit e këngëtarit, të cilët e kanë vlerësuar për muzikën dhe për interpretimin e tij. Ky projekt vjen vetëm një muaj pas këngës “A do më doje”. /albeu.com

 

 


Shtuar 10.02.2022 21:14