Basha sulmon Tom Doshin: Me Avdylajt vodhën votat për llogari të Ramës
Lulzim Basha sulmoi një numër të madh personazhesh pranë Ramës duke thënë se ata kishin vjedhur vota në shërbim të pushtetit të Ramës. Mes personave të sulmuar është edhe Tom Doshi, një mbështetës i fortë i kryeministrit të Shkodër.

"Ne i dhamë Ramës mundësinë që të bëntë projektin pilot për votimin elektronik, por ai e kishte mendjen që bashkë me Tom Doshin, avdylajt, Damian Gjiknurin dhe Taulant Ballën për të vjedhur votat dhe për të kapur çdo pushtet", tha Basha.

Ndër të tjera Basha tha se ndijehet i lehtësuar që nuk ka një JO të prerë që ishte qëndrimi fillestar.Janë 9 kushte duke përfshirë dhe zgjidhjen e krizës politike.

"Vendimi për të shtuar kushtet dhe kërkesat reflekton dështimet e kësaj qeverie. Kjo duket në dy kërkesat e reja që kanë të bëjnë me arrestimin dhe procedimin penal të gjithë personave të përfshirë në blerjen e votave, bnëhet fjalë për dosjet 184 dhe 339 dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për tu shprehur mbi zgjedhjet e 30 qershorit. PD dhe opozita e bashkuar do të bëjë çdo gjë që vendit ti hapen negociatat", u shpreh Basha.

Më tej ai ironizoi Ramën duke thënë se hapi për herë të katërt shampanjë, por mashtrimi dhe gënjeshtrat nuk na çojnë në Europë.

Ndërkohë Basha shtoi se mesazhi nga Bundestagu është një dështim personal i Ramës që ka futur vendin në një krizë të thellë.

"Është momenti që sic e ka kuptuar cdo shqiptar, edhe vetë PS, edhe Rama të kuptojë se është ai që e mban peng vendin, është momenti t’i kthejë mandatin qytetarëve të vendosin qytetarët nëse do i besojnë atij një mandat të tretë, apo do mbështesin alternativën e Shqipërisë si gjithë Europa. Për hir të qytetarëve shqiptare, fëmijëve, të moshuarëve është koha që një herë në jetën e tij, Edi Rama të vendosë vendin në plan të parë, dhe jo fatin e tij personal me të cilin ka mbajtur Shqipërinë gjatë këtyre 6 viteve”, tha Basha.

Shtuar më 25/09/2019, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori