“Cekja i Beratit” bën aksident, makina bie në kanal

Aktori i famshëm i humorit, Sejfulla Myftari ose i njohur si Cekja është përfshirë në një aksident rrugor.

Ai ka treguar për fansat e tij detaje se si ka ndodhur aksidenti.

Cekja në një intervistë për Abc, theksoi se aktualisht është mirë nga ana shëndetësore, por ka shembur mesin.

“Isha në Itali në një koncert dhe mora makinën, erdha nga rruga e Belshit, rrëshkita dhe rash në një kanal. Kam shembur pak mesin dhe është e pamundur. Tani jam më mirë, më ndryshe”, tha ai./Albeu.com/


Shtuar 8.02.2023 10:26