Kryedemokrati Lulzim
Basha e ka nisur ditën e sotme me sulme të drejtpërdrejta ndaj qeverisë
Rama.
Basha shkruan në Facebook, se teksa kryeministri Edi
Rama dhe ministrat shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet.
Basha shton se në vendin tonë papunësia është rritur, ndërsa kostoja e jetesës është bërë e
papërballueshme.
Në përfundim të reagimit të tij, lideri i opozitës thekson se tashmë ka ardhur koha për një
qeveri që kujdeset për shqiptarët dhe jo një
qeveri që mendon për përfitime nga xhepat e qytetarëve.
“Ndërsa
Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e
papërballueshme. Ka ardhur koha për një
qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një
qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.”-shkruan
Basha.
Shtuar më 14/01/2021,
ora 09:16