Basha sulmon qeverinë: Ajo që po ndodh në Ballsh ndodh kudo, familjet kanë arritur falimentimin
Kreu i opozitës Lulzim Basha në një dale për mediat ka folur lidhur me situatën aktuale të naftëtarëve të Ballshit por edhe të gjithë bizneseve të tjera që po shkojnë drejt falimentimit.

“Shohim një heshtje totale për t’iu përgjigjur kërkesave minimaliste të naftëtarëve për bukën e gojës. Ajo që po ndodh sot në Ballsh po ndodh në të gjithë Shqipërinë.

Ajo ndodhë në Tiranë, Korçë, Durrës e kudo. Numri i familjeve që kanë arritur gjendjen e falimentimit financiar po rritet në mënyrë dramatike çdo ditë.

Tregues për këtë është rënia e konsumit. Mjafton të vendosni një kamer në një market të tiranës dhe të shikoni çfarë blen një familje mesatare shqiptare. Nëse flasim për një kolaps të sistemit shëndetësor kemi dhe një falimentim ekonomik që e pason atë”. – tha Basha.
Shtuar më 13/10/2020, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori