Basha sulmon hapur nga çadra: Do vijë koha e arrestimit të Edi Ramës
Ndizet lufta mes Ramës dhe Bashës. Kreu i demokratëve Lulzim Basha iu përgjigj me të njëjtën monedhë, Edi Ramës që urdhëroi policinë të kërkojë procedim penal për thirrjet që u bënë nga protesta e opozitës. Basha tha se thirrja e tij nuk ishte ajo e formatit për luftë, por thirrja kundër të keqes që shkel ligjin dhe kthehet në padrejtësi.

“Sa për lojërat me policinë që do të vijë të arrestojë kreun e opozitës, se paska shpallur dhe bërë thirrje për luftë, dy gjëra t’i ndajmë bashkarisht këtu.

Kjo është patjetër luftë, është luftë për Shqipërinë demokratike, luftë për Shqipërinë europiane, është luftë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është luftë për të drejtat e çdo qytetari që nëpërkëmbet pabesisht nga arrogance e një pushtetit të inkriminuar deri në palcë.

Kësaj lufte, unë dhe Partia Demokratike kemi vendosur t’i vëmë gjoksin përmes një qëndrese madhështore, popullore, kombëtare dhe paqësore.

Askënd nuk kemi provokuar, por nëse na provokoni, ta dini që nuk do të qëndrojmë si dele, por do t’ju godasim fort.

Reagimet tona dhe reagimi im është thirrje për mospranim të së keqes dhe kur e keqja shkel Kushtetutën dhe ligjin për t’u futur në shtëpinë e çdo shqiptari, për t’u future në jetën e çdo shqiptari, për tëkapur për fyti kryefamiljarët, për të shantazhuar gratë dhe motrat tona, mbajeni mend, do ta hani grushtin në fytyrë!

Nuk është thirrje për luftë!” u shpreh Basha.
Nëse do të ishte çështje arrestimi tha Basha, 3 nga 4 policë do ishin në derën e shtëpisë së Edi Ramës për ta arrestuar.

“Nuk është ai formati i thirrjes për luftë.
Ka tjetër format dhe tjetër formulë thirrja për luftë.
Po bëra thirrje për luftë Z.Rama, treçereku i policisë së shtetit do vijnë të të arrestojnë ty! Do të vijnë të marrin ty! Do vijë koha e arrestimit të Edi Ramës

Se ¾ e policëve, si çdo qytetar ata kanë ndjerë në shtëpitë e tyre padrejtësinë, paligjshmërine, abuzivizmin dhe arrogancën. Hiq ato pak veta që i ke kthyer në rreshterë të drogës.
Po të ishte puna per luftë e polici të jesh i sigurtë që 3 nga 4 oficere policie do ishin te dera jote për të të marre ty të pandehur. Por ne kemi zgjedhur një rrugë tjetër, që është rruga që na shkon për shtat”.

Pas deklaratave të forta të Bashës për ta hequr zvarrë drejtorin e TVSH dhe për t’i thyer xhamat, policia njoftoi se referoi materialet proceduriale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të Lulzim Bashë, për thirrje publike për veprime të dhunshme./Albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori