Basha sulmon Dakon për “Velierën”: Dako shkatërron arkeologjinë për përfitime personale
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka folur edhe mbi punimet në qytetin e Durrësit të cilat sipas disa fotove të shpërndara online, tregojnë se po cënohen dhe dëmtohen vepra historike dhe të mbrojtura.

Basha sot ka denoncuar punimet për sheshin “Veliera” teksa ka hedhur akuza mbi kreun e Bashkisë së këtij qyteti.

“Dako po shkatërron arkeologinë për përfitime personale. 3 mln euro shkojnë për betonin e Vangjush Dakos, me këto para mund të ndërtoheshin banesa për të pastrehët.

Mund të mbaheshin me ndihmë ekonomike 12 mijë familje. Mund të rregullohej problemi i kanalizimeve në Durrës”,-tha Basha.

Duke u shprehur se situata në vend paraqitet e vështirë, Basha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestave të thirura nga PD./albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori